Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shala për pretendimet për ‘marrëveshje të fshehur’ të Kurtit: S’po du me besu, do t’ishte dëm i dyfishtë

Gazeta10
29 December 2022 - 21:13

Në emisionin “Politiko”,  komentatori politik, Krenar Shala ka  komentuar një pretendim që po sillet në opinionin publik për një “marrëveshje të fshehur” të kryeministrit Kurti, se nuk do të ndiqen penalisht askush i cili ka qëndruar në barrikada në veri, raporton Gazeta10.

Shala ka thënë se nuk dëshiron ta besoj se një gjë e tillë ka ndodhur, sepse është një dëm i dyfishtë pasi që fillimisht i bie ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe së dyti miratim i shantazhit të bandave kriminale.

“S’po du me besu, nëse ka bërë qashtu është dëm i dyfishtë, së pari është ndërhyrje në drejtësi dhe së dyti është miratim i shantazhit të  bandave kriminale. Sepse bandat kriminale përsëri mbas një muaji ta bllokojnë rrugën ta gjejnë një arsye tjetër, qysh don me ja bo ti prapë më thirr gjyqësorin e me ta krye punën a dhe mbas andej me ta zhbllokuar rrugën a?  S’po du me besu që e ka bërë qashtu se është katastrofë. Kryeministri s’ka bërë amnisti sepse është prokurori që vendos se a duhet me i ndjek barrikaduesit a jo. Pa i shti në list prokurori dhe i nisë punët s’mundet me thanë kryeministri jo po i ikum listës, ajo nuk është kurrfarë liste.”, ka thënë Shala.

Tutje Shala ka thënë se kryeministri s’ka bërë amnisti sa i përketë se a duhet ndjekur penalisht barrikaduesit sepse këtë e vendos prokurori dhe jo ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.