
Në fshatin Stanoc të Vushtrisë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se në ketë aksident janë lënduar katër persona.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.”, ka njoftuar Zahiti.