Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emisari britanik pritet në Presidencë nga Osmani

Gazeta10
05 January 2023 - 15:29

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:00.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.