Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bideni skeptik për armëpushimin rus: Putini po përpiqet të gjejë pak oksigjen

Gazeta10
06 January 2023 - 8:51

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar për një armëpushim në Ukrainë, sepse ai nuk po mund ta vazhdojë luftën e tij.

Rusia tha se do të respektonte një armëpushim sot dhe nesër për të shënuar Krishtlindjet Ortodokse – por masa është pritur me skepticizëm, shkruan Skynews, transmeton Gazeta10.

I pyetur në lidhje me armëpushimin e propozuar, presidenti amerikan Joe Biden tha: “Unë hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putin. Më dukej interesante se ai ishte i gatshëm të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat… në 25 dhe Vitin e Ri”.

“Dmth, unë mendoj se ai po përpiqet të gjejë pak oksigjen”, ka theksuar Biden.

Ukraina ka refuzuar ofertën e armëpushimit, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Rusia të tërheqë trupat e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.