Lajme

Arrestohet shtetasi rumun në Morinë, i sekuestrohen rreth 70 kg drogë (VIDEO)

Gazeta10
08 Janar 2023 - 11:20

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 48-vjeçar shtetas i Rumanisë në pikën kufitare në Morinë, pasi që i janë gjetur në veturë rreth 70 kilogramë drogë, raporton Gazeta10.

“Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pas arrestimit të personit, është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe kapur personat tjerë lidhur me rastin.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, thuhet nga Policia e Shqipërisë./Gazeta10

Videon mund ta shikoni këtu:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.