Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadorja amerikane në NATO: ShBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Gazeta10
10 January 2023 - 8:14

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Smith ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.