Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pronari i një lokali lagu me ujë të ftohtë gruan e pastrehë (VIDEO)

Gazeta10
11 January 2023 - 13:17

Një burrë në San Franciso është filmuar duke lagur me ujë një grua të pastrehë, të cilën vazhdimisht e urdhëronte të largohej.

Ajo çfarë është më shokuese se ai nuk ka shprehur as edhe një pikë pendimi, pasi ka deklaruar se sërish do të vepronte njëjtë po t’i jepej mundësia, transmeton Gazeta10.

Videoja e Collier Gwin duke lagur me ujë të ftohtë gruan e paidentifikuar u shpërnda në rrjetet sociale gjatë të hënës, ku përdoruesit reaguan ashpër ndaj tij dhe veprimit që ai e kishte bërë.

Një kalimtar rasti kishte filmuar gruan e cila qëndronte e ulur në asfalt para lokalit të Gwin, të cilës i bërtiste dhe i kërkonte të largohej.

“Po pastrohej rruga dhe ajo refuzoi të largohet. Filloi të bërtet dhe u bë shumë e dhunshme”, tha Gwin i cili ka në pronësi një galeri arti – Barbarossa Lounge./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.