Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual e çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira

Gazeta10
13 January 2023 - 13:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit Sebahajdin Cena.

Haradinaj ka thënë se profesori Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira, raporton Gazeta10.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena! Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”.

“Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.