
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se edhe Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë me vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, raporton Gazeta10.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pa u shkëputur nga Rusia, Serbia do të mbetet problemi i Ballkanit.
“Zyrtari i larte amerikan Chollet kerkoi dje nga Serbia te vendos saknsione kunder Rusise. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtezoj Serbine, duke ia bere te qarte se do ta ndal integrimin e Serbise ne BE nese nuk vendos sanksione kunder Rusise. Keto dy politika te qarta amerikane dhe evropiane do ti hapin rruge marreveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkeputur nga Rusia, Serbia do te mbetet problemi i Ballkanit!”, ka shkruar Tahiri./Gazeta10