Sot janë djegur tri vetura në lagjën Mati1 në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se përveç dëmëve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Sipas saj, policia ka dalur mënjëherë në vendin e ngjarjës ku janë ftuar edhe zjarrfikësit.
“Sot rreth orës 02:00, është raportuar se në lagjen Mati1, në Prishtinë, tri automjete janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokuroti i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10
