Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e vë në shitje Sterlingun

Gazeta10
16 January 2023 - 11:54

Sulmuesi anglez, Raheem Sterling, mund të largohet në verë nga Chelsea, vetëm një vit pasi erdhi te ekipi londinez.

Sterling nuk ka bindur kryesinë e Chelseat me paraqitjet e tij, dhe ‘Blutë e Londrës’ do të shqyrtojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të sulmuesit anglez.

Chelsea deri më tani në merkaton e janarit ka transferuar sulmuesit si Mykhaylo Mudryk dhe David Fofana, si dhe Joao Felix në formë huazimi.

Kokurrenca ne reparin ofanziv të Chelseat është shumë e madhe dhe Sterling pritet që në sezonin e ardhshëm të ndërrojë përsëri ambient.

28-vjeçari erdhi te Chelsea nga Manchester City për shumën e 56 milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

Deri më tani këtë sezon, Sterling ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.