Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Njëjtë si të porositni çaj pa filxhan”, krahasimi i Kurtit për kërkesat e Vuçiqit ndaj Kosovës

Gazeta10
16 January 2023 - 12:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur zvicerane Tages-Anzeiger para udhëtimit për në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Në një intervistë për gazetarin Stephen Israel, një njohës i mirë i zhvillmeve në Ballkan, Kurti ka thënë se bota demokratike duhet të ketë kujdes ndaj “hegjemonisë pan-Sllavike” të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, raporton Gazeta 10.

Ai ka folur edhe për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit.

“Do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk ka rrezik përshkallëzimi. Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, ne kemi parë prova të hegjemonisë pansllave, siç janë stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. Edhe disa qindra njerëz mund të shkaktojnë dëme të mëdha” ka thënë ai

Sipas tij, Beogradi synon autonomi për serbët.

Sipas Kurtit, Serbia ka qëllime të qarta hegjemoniste ndaj Kosovës.

“Në dhjetë vitet e fundit kemi nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë. Pothuajse asgjë nuk është zbatuar. Disa nga këto marrëveshje do të ishin edhe në interesin tonë, por Beogradi gjithmonë insiston në autonominë komunale. Pse mendon? Serbia dëshiron që Kosova, sikurse Bosnja, të ketë shtet në shtet me Republikën Srpska, pra të bëhet jofunksionale. I thashë Vuçiqit se nëse vërtet dëshiron të bëjë diçka për minoritetin serb, duhet ta njohë Kosovën. Ai nuk mund të thotë se Kosova është “shtet i rremë” dhe në të njëjtën kohë të ngrihet për autonomi komunale brenda këtij shteti. Është si të porosisni çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj” ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.