Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministria sllovene: Fajon e siguroi Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën për rrugën evropiane të Kosovës

Gazeta10
16 January 2023 - 16:26

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka dhënë detaje nga takimet që pati Tanja Fajon me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në një postim në Twitter thuhet se: ” Ajo i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”.

Fajon është takuar edhe me homologen kosovare Donika Gërvallën.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që pati me Fajon, i kërkoi asaj që Sllovenia të mbështes Kosovën në rrugëtimin euroatlantik dhe anëtarësimin në organizatat tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, kreu i ekzekutivit në takimin me Tanja Fajon përmendi se është theksuar se miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.