Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti e godet opozitën nga Alpet Zvicerane: Ky shtet ishte parajsë për ta

Gazeta10
18 January 2023 - 9:55

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Nga Alpet Zvicerane, në një intervistë për gazetën Blick, Kurti e goditi opozitën, përcjell Gazeta10.

I pyetur se cila është marrëdhënia e tij me shtetin helvetik, Kurti e nisi përgjigjen në këtë mënyrë:

“Unë kam shumë miq këtu. Zvicra ishte një parajsë për opozitën tonë dhe është shtëpia e klasës sonë punëtore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne me transfertat e parave në shtëpi”.

“Nuk do ta harroj kurrë se ish-këshilltarja federale Micheline Calmy-Rey, ishte politikania e parë perëndimore që bëri thirrje për pavarësi të plotë të Kosovës. Ajo ishte një pioniere”, shtoi kryeministri i Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.