
Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Kryeministri Kurti tha se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Gëzohem të shkëmbejmë mendime me Kryeministrin Andrej Plenkoviq gjatë Forumit Ekonomik Botëror. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Gazeta10.
Ndërsa, Plenkoviq i ofroi mbështetje Kosovës në rrugën evropiane e reformuese, teksa shtoi se Kroacia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira dypalëshe./Gazeta10