Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria ngrit nivelin e gatishmërisë pas vërshimeve në vend

Gazeta10
19 Janar 2023 - 19:51

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi ka reaguar për situatën e shkaktuar si pasojë e reshjeve atmosferike në vend, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se Qeveria e Kosovës ka ngritur në gatishmëri të gjitha kapacitetet reaguese përfshirë edhe pjesëtarët e FSK-së, për të ndihmuar qytetarët.

“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshimeve në shumë pjesë të vendit, kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar.Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. Autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave. Forca e Sigurisë së Kosovës, është në dispozicion me të gjitha kapacitetet, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në njoftim ju bëhet thirrje qytetarëve se për shkak se është paralajmëruar situatë edhe më e keqe për ditën e nesërme të përkufizojnë lëvizjet e tyre.

Në fund të njoftimit thuhet se qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrin edhe në këta numra:

• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.