Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon ambasadori francez pas paralajmërimeve për atentat ndaj zyrtarëve të LDK-së

Gazeta10
20 January 2023 - 9:43

Ambasadori francez Olivier Guerot ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese.

Ai tha se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen, raporton Gazeta10.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter. Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.

Këtë e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.

“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të  një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.

Ai kishte thënë se atentati është planifikuar për arsye politike.

Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për attentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.