Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Albin Kurti, i shoqëruar nga trupat e FSK-së, viziton Istogun e prekur nga vërshimet (VIDEO)

Gazeta10
20 January 2023 - 9:49

Kryeministri Kurti së bashku me dy ministra ka shkuar në Istog, duke parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar vërshimet, raporton Gazeta10.

Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe minstrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar fshatin Drejë, njëra nga fshatrat më të prekura në Istog.

Rreth tetë fshatra të Istogut janë prekur nga vërshimet, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu bëhet e ditur se qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.