Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Populli i Kosovës nuk do t`i harrojë asnjëherë viktimat e Holokaustit

Gazeta10
27 January 2023 - 13:59

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar vuajtjet e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton Gazeta10.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, Kurti ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës nuk do t`i harrojnë asnjëherë viktimat e Holokaustit.

Ai ka thënë se gjatë asaj kohe shqiptarët kanë dhënë provimin e tyre, duke strehuar hebrenjtë.

“Duke nxjerrë mësime edhe nga Holokausti, ShBA-ja dhe vendet e NATO-s që bombarduan Jugosllavinë më 1999, ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. Atë kohë edhe Izraeli priti dhe strehoi disa dhjetëra refugjatë shqiptarë nga Kosova. 20 vite më pas, Izraeli njohu shtetin e Republikës së Kosovës. Duke i përkujtuar gjithëherë, populli dhe institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë asnjëherë viktimat e Holokaustit, të asaj kohe kur duke strehuar dhe shpëtuar hebrenjt e ikur, shqiptarët dhanë provën e tyre tashmë të njohur botërisht, si njerëz fisnikë mes kombesh”, ka shkruar Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.