
Dje, Rinia e PDK-së ka mbajtur Konventën e 7-të Zgjedhore në Prishtinë, nga ku u zgjodhën kryetarja e re dhe Këshilli Drejtues me mandat 4 vjeçar.
Kryetare e re e RDK-së me unanimitet u zgjodh Arbnora Salihu, derisa në garën për Këshill Drejtues në nivel qendror, më e votuara u rendit Adelina Morina, kryetare e RDK-së në Prizren me 227 vota.
Morina, në një postim në facebook falenderoi delegatët, e veçanërisht Degën e RDK-së në Prizren, ku e cilësoi si shtëpia dhe familja politike e saj.
Vlen të theksohet se në këtë konventë zgjedhore u aplikua edhe platforma 50/50, ku Këshilli Drejtues zgjodhi 41 vajza të reja dhe 40 djem të rinjë demokratë./Gazeta10
