
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media u pyet se a i sheh zgjedhjet si referendum për Asociacionin, raporton Gazeta10.
I pari i vendit u përgjigj se gjatë vitit 2022 ka pasur zgjedhje brenda Vetëvendosjes e një vit më parë edhe zgjedhje parlamentare e lokale, andaj sipas tij, Serbia s’mund të vendosë për Kosovën.
“Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje. Në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale, s’mund të vendosë Serbia për Kosovën, së shpejti kremtojmë 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ne jemi krenarë me të arriturat në 2 vitet e fundit. Ju e patë dje kur “Transparence International” tregoi që dy vitet e fundit për 20 vende jemi më lart sa i përket luftimit të korrupsionit dhe imazhit të vendi”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie./Gazeta10