Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjermani, treni përplas dhe tërheq zvarrë dy fëmijë

Gazeta10
03 February 2023 - 8:17

Të paktën një fëmijë u vra dhe një tjetër u plagos rëndë të enjten pasi u goditën dhe u tërhoqën zvarrë për disa metra nga një tren në Recklinghausen të Gjermanisë, raporton Bild.

Sipas policisë, fëmija që humbi jetën ishte 10 vjeç ndërsa u dërgua në spital 9 vjeçari që mori plagë të rënda.

Policia njoftoi në mëngjes së 9 vjeçari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton gazeta gjermane, aksidenti ka ndodhur mes dy stacioneve, ku një tren mallrash ka goditur dhe ka tërhequr zvarrë fëmijët për qindra metra. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.