Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti para takimit me Lajçak dhe ambasadorët: Do t’flasim për dialog dhe gjashtë kërkesat për Asociacionin

Gazeta10
06 February 2023 - 10:56

Ka nisur takimi i papritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Kurti sot do të ketë edhe një takim me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, raporton Gazeta10.

Kurti para këtij takimi është shprehur se do të prononcohen për media pas diskutimi, duke treguar se do të bisedojnë për gjashtë kushtet që ai i ka përmendur për formimin e Asociacionit.

Lajçak, përveç Kosovës sot do ta vizitoj edhe Serbinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.