Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia nis hetimet për sulmin ndaj Statovcit

Gazeta10
06 February 2023 - 11:34

Analisti i përhershëm i emisionit Kampionët në Kanal10, Faruk Statovci mbrëmë është sulmuar nga dy persona të maskuara para banesës së tij.

Kanal10 gjatë ditës ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, te cilët kanë konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast.

Zëdhënësja për media, Flora Ahmeti ka deklaruar se menjëherë pas marrës së informacionit, Policia ka shkuar më vendin e ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se  një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar/ maskuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.