Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajm në zhvillim: Kurti në takim me ambasadorët e huaj

Gazeta10
06 February 2023 - 11:59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur një takim ta paparalajmëruar më herët me ambasadorët e disa vendeve mike të Kosovës, raporton Gazeta10.

Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se ky takim po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.