Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti mbledh ambasadorët e huaj, ua shpjegon 6 kushtet e Asociacionit

Gazeta10
06 February 2023 - 14:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Temë kryesore e diskutimit ka qenë procesi i dialogut, ku Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me Asociacionin.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara. Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjerash, Kurti tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Kryeministri po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.