Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mjeku nga Izmiri: Nëse nuk intervenohet brenda 48 orëve, do të kemi numër më të madh të viktimave

Gazeta10
07 February 2023 - 23:34

Mjeku shqiptar në Izmir Gëzim Dauti ka rrëfyer për Prime Time detaje të reja pasojat tërmetit që tronditi Turqinë mëngjesin e së hënës, shkruan Gazeta10.

Dauti tha se ndihma e ofruar nga gjithë vendeve të botës nuk do të mjaftojë, pasi që janë rreth 10 mijë ndërtesa kretësisht të shkatërruara dhe intervenime në ato zona, është thuajse i pamundur.

“Në dhjetë rajone ku ka ndodhur tërmeti është territor sa krejt Kosova e Shëipëria bashkë. Prandaj, është i vështirë intervenimi, logjistika atje. I vështirë është edhe intervenimi i mjekëve. Edhe e gjithë bota po me ofru ndihmë, është e paktë për shkak se bëhet fjalë për 10 mijë ndërtesa të shkatërruara. Nëse nuk intervenohet brenda 48 orëve, në të kundërtën mund të rritet numri i vitkimave për shkak se bëhet  kohë e gjatë qëe janë nën rrënoja”, tregoi tutje mjeku shqiptar.

Deri më tani janë raportuar mbi 7.800 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.