Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mjeku shqiptar: Zonat e goditura nga tërmeti janë sa krejt Kosova e Shqipëria bashkë

Gazeta10
07 February 2023 - 23:40

Tërmeti në Turqi dhe Siri që bëri që më shumë se 7,900 persona të humbin jetën tronditi gjithë botën këto ditë.

Në një intervistë të dhënë për ‘’Prime Time”, mjeku shqiptar në Izmir, Gëzim Dauti ka rrëfyer se është e vështirë përballja me pasojat pasi që bëhet fjalë për një rajon që është gati sa Kosova dhe Shqipëria dhe me një popullsi prej 13 milionë.

“Bëhet fjalë për një zonë, jo sa tërmeti që kapi zonën e Shqipërisë atë kohë Durrësin dhe Tiranën por bëhet fjalë për një zonë që është gati sa Kosova e Shqipëria bashkë. Me këto 10 qytet me 13 milionë banorë është shumë e madhe, është një ndër tërmetet më të mëdha në Turqi. Pra sa do i fuqishëm të jetë një shtet i tillë, në fatkeqësi natyrore është problem, dje psh nuk kanë arritur të ngrihen fare helikopterët nga kushte të tilla. Kamionët, ambulancat mezi po arrijnë të depërtojnë sepse ka qëlluar tërmeti në kushte më të këqija një borë e madhe një akull që po e pengon atë. Bëhet fjalë për më shumë se 11 mijë ndërtesa të shkatërruara.”, ka thënë Dauti.

Tutje ai  ka thënë se aktualisht atje ka mungesë ilaçesh, ushqimi dhe uji./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.