Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Hap pas hapi drejt konfiskimit të pasurisë së përfituar padrejtësisht

Gazeta10
09 February 2023 - 20:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes  një postimi në Facebook ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan pro kësaj duke theksuar se pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, raporton Gazeta10.

“Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre. Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi.”, ka shkruar kryeministri.

Tutje, Kurti ka postuar një fotografi e cila tregon rrugëtimin drejt themelimit të kësaj Byroje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.