
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe tentimet e emisarëve për arritjen e një marrëveshje finale, raporton Gazeta10
Kurti ka komentuar rolin e emisarëve duke thënë se ata i kanë ka dy kapela, si shtete që na kanë njohur dhe si ndërmjetësues ku ne nuk duhet të pajtohemi me ta.
“Ndërkombëtarët, kurrë mos e harroni i kanë ka dy kapela, njërën që e ka njohtë shtetin tonë e tjetrën të ndërmjetësit, ata vin edhe me kërkesa të palës tjetër, të ndërmjetësojnë. Unë nuk e marr çdo fjalë që ma thonë ndërkombëtarët në dialog si fjalë doemos autentike e atij ndërkombëtari, se ajo është fjalë gjithsesi e palës tjetër. Edhe kur shkojnë të Vuçiqi shkojnë me kërkesa tona, ai e dinë që s’janë ndërkombëtarët por kërkesat e Kosovës, Pra nuk është çdo ligjërim ndërkombëtarë autentik i atij shteti që na ka njohur por është roli i ndërmjetësit.
Kurti, u ka thënë deputetëve prandaj duhet të koordinohemi me ndërkombëtarët si shtete që na njohin por jo të pajtohemi në rolin e tyre si ndërmjetës sepse e dobësojmë pozicionin tonë./Gazeta10