Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Gazeta10
14 February 2023 - 13:27

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, secilit veç e veç, të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Të pandehurit A.M dhe L.B dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa A.M ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të pandehurit me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 min, në Rr “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, në bashkëkryerje dyshohet se e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin, tani të ndjerin A.H.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.