Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një 15-vjeçare pas lëndimeve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Gazeta10
15 February 2023 - 19:33

Një vajzë 15-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme, derisa vajza fillimisht ishte dërguar për ndihmë të parë në Shtërpcë, e pastaj në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka vdekur.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femërore M.B., e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Spitalin e Mitrovicës”- ka thënë Veseli.

Tutje ai shtoi se rreth orës 17:50 Policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka vdekur në Spitalin e Mitrovicës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.