Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti kritikon opozitën që po i dërgon ligjet në Kushtetuese: Nuk do të ndalemi

Gazeta10
22 February 2023 - 10:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur kritika për opozitën në hapje të mbledhjes së qeverisë, raporton Gazeta10

Kurti ka përmendur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës e Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, që janë dërguar në Kushtetuese.

Ai ka thënë se nuk mbahet mend që kaq shumë ligje janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese për një kohë kaq të shkurtër.

“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim” ka thënë Kurti.

“Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavaërsisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit”, shtoj Kurti.

Ndryshe, dje PDK-ja vendosi ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.