Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak: Plani nuk do të negociohet dhe në vete është “lëre ose merre”

Gazeta10
23 February 2023 - 21:15

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është “lëre ose merre” .

“27 shkurti është një ditë e rëndësishme. Por për herë të parë do t’i kushtohet planit evropian. Ne presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin. Do të jetë më shumë se pranim gojor. Por nuk dua të flas për ceremoni sepse do të diskutojmë për planin e zbatimit. Plani në vetvete nuk do të negociohet. Palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim arsye as gjasa për negociata. Ne besojmë vërtetë që është plani që trajton çështjen, respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm”, ka thënë ai.

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata./ RTK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.