Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci ku vdiq një person

Gazeta10
26 February 2023 - 11:53

Mbrëmë rreth orës 23:40, pas kryqëzimit në Brinje në Kroaci në autostradën A1, është përmbysur një autobus me targa të Shqipërisë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar disa tjerë, raporton “Index.hr”, transmeton Gazeta10.

Sipas, Policisë së Kroacisë, shoferi 58-vjeçar shtetas shqiptar, për arsye të panjohura kishte kthyer autobusin djathtas, i cili është përplasur për një rrethojë dhe është përmbysur më pas.

Në autobus ishin nëntë pasagjerë dhe shoferi.

Komunikacioni ishte bllokuar në dy drejtimet në atë zonë, por është liruar më pas për qarkullim.

Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja ka bërë të ditur se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë.

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.

Nga aksident trafiku në spitalin e Karllovacit janë pesë pacientë, të gjithë janë në gjendje stabile.

Siç ka thënë drejtoresha e spitalit, Ivana Kovaçiq, gjatë vizitës së mëngjesit është konstatuar se gjendja e askujt nuk është përkeqësuar që nga mbrëmja dhe se po shërohen mirë në repartin e traumatologjisë dhe kirurgjisë abdominale.

Të pesë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.

Në ndërkohë Unioni Shqipëtar në Kroaci ka bërë të ditur se Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.