Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti viziton familjen e Demaçit dhe Deharit: Kush jehon, rron edhe kur s’jeton

Gazeta10
26 February 2023 - 12:31

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se në 87-vjetorin e lindjes së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, ka vizituar familjen e tij, raporton Gazeta10.

Por, në këtë ditë datëlindjen e shënon edhe ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, familjen e të cilit poashtu e vizitoi Kurti.

Kryeministri duke rrëfyer për këtë vizitë, Demaçin e quajti si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, ndërsa Deharin e quajti si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi e munguar.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy.”, ka përfunduar Kurti.

Kujtojmë se Adem Demaçi ishte aktivist politik, i cili mbajti 28 vite burg për kauzat e tij politike që shqiptarët të njihen si të barabartë si të gjitha kombet e tjera brenda Jugosllavisë.

Ai vdiq në nëntorin e vitit 2018.

Ndërsa, Astrit Dehari ishte aktivist i LVV-së, i cili vdiq me 5 nëntor 2016, në rrethana të pa qartësuara ende në njërin nga burgjet e Kosovës, ku po akuzohej për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.