Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ngec” rritja ekonomike

Gazeta10
26 February 2023 - 19:53

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Raporti i Fundit i Bankës Evropiane për Zhvillim nuk parasheh rritje ekonomike madje ajo ka parë uljen nga 3.2 në 3% për Bruto Produktin Vendor, e këtë raport nuk e ka mirëpritur Oda ekonomike në Kosovë, për çka kanë thënë se nuk presin punësime të reja sa i përket vitit 2023. E rritje ekonomike më të lartë se 3.9% nuk kanë paraparë as nga Banka Qendrore e Kosovës.

Lëvdatat e Qeverisë së Kosovës se këtë vit do të ketë rritje të madhe ekonomike, po i hedhin poshtë raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Të kundërtën e asaj që po e proklamon ekzekutivit, se në vitin 2023 do të ketë zhvillim ekonomike, po e thonë nga mekanizmat ndërkombëtar.

Banka Evropiane për Zhvillim në raportin e saj të fundit ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike të Kosovës sa i përket këtij viti.

Sipas BERZH-it, rritja ekonomia e Kosovës më 2023 pritet të ketë rritje vetëm 3 përqind, nga 3.2 përqind sa ishte rritja ekonomike në fund të vitit 2022.

E këtë raport me shqetësim e ka pritur Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i Lulzim Rafuna, thënë se pritshmëritë e institucionit që ai drejton, ishin më të mëdha.

Rritje ekonomike më të lartë se 4% nuk presin as në Bankën Qendrore të Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritja ekonomike gjatë vitit 2023 pritet të jetë 3.9 për qind. Indeksi i Çmimeve të Konsumit – IÇK, pritet të shënojë rritje më të ngadalësuar prej 5.7 për qind në vitin 2023 Sidoqoftë, rreziqet nga kahu i lartë të ndërlidhura me inflacionin mbesin prezentë, si pasojë e pasigurive të larta që vazhdojnë të shoqërojnë dinamiken e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, pritjet e konsumatorëve për ngritje të mëtejshme të inflacionit, e faktor të tjerë”, thotë Banka Qendrore e Kosovës.

Bë anën tjetër, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se këtë rritje të ngadalshme ekonomike më së shumti po e vuan sektori privat.

Profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se ajo çka po ndikon në këtë varfëri ekonomike përveç çmimeve e inflacionit, është edhe ikja e të rinjve nga vendi.

Rritjen më të lartë ekonomikë në rajon më 2023 pritet që ta ketë Mali i Zi, me 3.3 përqind, i ndjekur nga Kosova me 3 përqind.

Derisa, vendet si Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, pritet të rritje ekonomike vetëm 2 përqind. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.