
Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, si pasojë e të cilit mbetën të lënduar pesë persona.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Gazeta10
