
Ka përfunduar takimi i nisur në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell si dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i Kanal10 nga Brukseli, Kushtrim Sadiku i cili po i ndjekë nga afër takimet që po zhvillohen sot ndërmjet liderëve evropianë dhe dy krerëve të shtetit, në kuadër të procesit të dialogut.
Pas takimit me Kurtin, Borrell e Lajçak do të zhvillojnë takim edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Pastaj një takim të përbashkët./Gazeta10