Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala i PSD-së: Neni 7 i privilegjon serbët nga komunitetet tjera, bëhen strukturë shtet-formuese

Gazeta10
28 February 2023 - 23:48

Azdren Shala nga PSD-ja  ka thënë se pranimi i propozimit evropian me 11 pika në përbërje të saj, është poshtrim i llojit të vet.

Ai tha se sipas nenit 7 të këtij propozimi, komuniteti serb në Kosovë do të privilegjohet për dallim nga etnitë tjera në vend, dhe si e tillë sipas tij, serbët bëhen me strukturë shtet-formuese, shkruan Gazeta10.

Shala në Prime Time në Kanal10, theksoi se me pranimin planit evropian, Kosova do të detyrohet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.

“Kurti s’ka kredibilitet. Ekziston një paranojë kundër Kurtit për t’ia rrëzuar kredibilitetin, e aq më tepër që nuk e ka. Kredibiliteti nënkupton vlera tjera morale. Kryeministri ynë nuk i ka. Ndërsa, sipas nenit 7 flitet për një vetmenaxhim të serbëve. Që i bjen, etnia serbe ngrihet në një nivel shumë më të lartë sesa etnitë tjera në Kosovë dhe si e tillë, bëhet strukturë shtet-formuese paralele. Pastaj për formën e asaj strukture, vendos neni 10 për Asociacionin. Kjo marrëveshje nuk ka njohje në qendër. Ky kryeministër nuk ka drejt me fol në emër të 20 mijë grave të dhunuara, as s’ka legjitimitet me ua falë e me i kapërcy ato zhgënjime. Pranimi i kësaj marrëveshje është poshtërim i llojit të vet.”, tha Shala.

Ai ka shtuar se Kosova aktualisht sa i përket procesit të dialogut, është në një fazë “fatale”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.