
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar në Politiko se po të qeveriste tani me vendi, do të kërkonte që marrëveshja finale me Serbinë të nënshkruhej vetëm në Washington.
Ish-kryeministri tha se një zgjedhje tjetër për ShBA-ve s’do t’ia dëshironte as kryemistrit aktual, ani pse sipas tij, Kurti ka kohë që i ka ftohur raportet me përfaqësuesit amerikanë.
Haradinaj për këtë nga studio e Politikos i ka “lutur” edhe Presidentën dhe Kryeministrin, shkruan Gazeta10.
“Po të kisha qenë unë kryeministër s’do të pranoja të nënshkruaja askund tjetër përveç në Washington, as në Bruksel. Nuk mund të ja sugjeroj këtë Kurtit, kur ka kohë që është larguar nga SHBA-të, tani nuk e di a janë amerikanët të gatshëm me një kryeministër që nuk e presin, nuk e di a janë të gatshëm t’i ftojnë palët në Washington. E lus Kurtin e Osmanin që ta gjejnë një mënyrë që marrëvshjen finale ta nënshkruajnë në Washington”, tha Haradinaj në Politiko në Kanal10.