Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eksportohen edhe dy anije të tjera me grurë nga Ukraina

Gazeta10
20 August 2022 - 12:52

Edhe dy anije të tjera me drithër janë eksportuar nga Ukrainë, nisur nga porti Chornomorsk, ka njoftuar të shtunën Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të anijeve që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit në 27, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Zumrut Ana dhe MV Ocean S, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan me 6,300 ton vaj luledielli dhe 25,000 ton grurë respektivisht,  bëhet e ditur përmes një deklarate nga qendra e përbashkët e koordinimit e krijuar për të mundësuar kalimin e sigurt.

Autoriteti i Porteve Detare të Ukrainës tha të shtunën se tre porte detare ukrainase kishin filluar ngarkimin e ushqimit në shtatë anije, të cilat do të dërgonin 66,500 ton grurë, misër dhe vaj luledielli për konsumatorët.

Eksportet e drithërave të Ukrainës kanë rënë që nga fillimi i luftës, sepse portet e saj në Detin e Zi – një rrugë jetike për dërgesat – u mbyllën, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Në fund të korrikut, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.