Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Fshati i “bllokuar” nga autostrada për Mitrovicë

Gazeta10
02 March 2023 - 19:15

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Banorët e fshatit Bajskë të Vushtrrisë vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre, pëasi segmenti i ri i Autostradës Prishtinë-Mitrovicë, ua bllokojë shumë rrugë të fshatit duke i lënë pa kyçje në të. Për këtë arsye, ata thonë se u mbetën edhe tokat pa i punuar. Për këtë kryetari i Komunës Ferit Idrizi, thotë se do e shqyrtojnë kërkesën e banorëve, pavarësisht se kyçja në autostradë ka kosto të lartë.

Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, nuk i ka gëzuar banorët e fshatit Bajskë të Vushtrrisë.

Kjo pasi, segmenti i ri Gojbulë-Smrekonicë, sipas banorëve ua ka bllokuar disa rrugë të fshatit, duke u pamundësuar kështu edhe punën e të mbjellave.

Si shkak i saj, hoqën edhe anësoret e rrugëve për të krijuar dalje në prona private në mënyrë që të punojnë tokat e tyre.

Disa prej tyre u shpërngulën nga ky vend si shkak i rrugës, derisa thonë se komuna e la pasdore fshatin.

Mirëpo, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, thotë se kyçja në autostradë është investim shumë i madh, derisa tregon për investimet e parapara në atë fshat.

“Në fshatin Bajskë synojmë investime duke u nisur nga parku industrial pastaj rrugica e kanalizime. Kyçja në autostradë ka kosto shumë të lartë, por sidoqoftë tani janë zgjedhur kryesitë e fshatrave të cilët i ftoj që të dërgojnë kërkesën për shqetësimin që kanë lidhur me rrugën të cilën më pas e fusim e shqyrtojmë dhe e fusim në planifikimin e buxhetit për ta kryer.”, deklaroi Ferit Idrizi – Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.

Janë disa hektarë të cilët punohen çdo vit nga banorët e këtij fshati, por që vitet e fundit si shkak i autostradës thonë se një gjë e tillë u është bërë pothuajse e pamundur. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.