
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, në seancë e cila është duke u mbajtur tani vonë ka folur më gjerësisht në lidhje me propozimin evropian duke dhënë disa vërejtje mjaft interesante.
Hoxhaj ka thënë se nenin e shtatë të këtij plani e kanë pasur edhe në negociata në Vjenë, por atëherë një i tillë është hedhur poshtë, raporton Gazeta10.
“Prandaj, do të ishte jetike që kryeministri Kurti të bisedojë me vendet mos-njohëse se a do ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë kolektive. Shqetësimin kryesor që e kemi pasë gjatë debatit të sotëm ka të bëjë me nenin e 7. Unë kam qenë në negociata në Vjenë. E kemi pasë edhe në Vjenë këtë paragraf, por e kemi hedhë poshtë.”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj, pati kritika për tërë planin duke e cilësuar si diçka e cila barazon agresorin me viktimën.
“Paragrafi “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës” e barazon viktimën me agresorin, i referohet edhe Kosovës edhe Serbisë.”, deklaroi ai.
Por, deputeti i PDK-së nuk e la pa e kritikuar Kryeministrin edhe për dijen e tij duke i thënë se ke dije të fjalëkryqeve e anekdotave e dija duhet të jetë funksionale.
“Dija duhet të jetë funksionale. Unë e kam përshtypjen se Kurti ka dije të anekdotave. Dije për fjalëkryq!”, tha ai./Gazeta10