Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prekazi, vendtakimi i shqiptarëve

Gazeta10
05 March 2023 - 23:35

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Qytetarë nga e gjithë Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, e vende tjera, të dielën u bënë bashkë në Prekaz, në përkujtim të rënies së familjes Jashari, 25 vjet më parë. Nga vendi i frymëzimit, siç e kanë quajtur Prekazin, ata thanë se vepra e Jasharajve do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë.

Qindra qytetarë nga vende të ndryshme të trevave shqiptare, të dielën i bëri bashkë Prekazi heroik.

Për ta kujtuar rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari në “Epopenë e UÇK-së” ata bënë homazhe pranë varrezave të familjes Jashari.

Berat Peci nga Mitrovica, thotë se i gjithë populli duhet të ndihet borxhli ndaj veprës së pashoq të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Prekazin legjendar për nder të Epopesë së UÇK-së, e vizituan edhe qytetarë nga Shqipëria e Maqedonia.

Meqan Zotaj, nga Mallakastra, Prekazin e ka quajtur një ndër vendet më frymëzuese për shqiptarët.

Përe herë të parë Prekazin në këtë 25 vjetor, të Epopesë së UÇK-së, e ka vizituar edhe Arben Kasa, nga Maqedonia e Veriut.

Madje, dëshira për ta vizituar këtë vend të heroik, bëri që Kasa të vinte nga Amerika.  

Kësaj dite në Prekaz nuk i munguan as artistët.

Për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete të ndryshme, për t’i përkujtuar rënien e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.