
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muiriqi, nuk do të jetë në dispozicion të Mallorcas për ndeshjen kundër Real Sociedadit, ndeshje kjo që luhet të dielën në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Muriqi në këtë ballafaqim do të mungojë shkaku i kartonëve, pasi në ndeshjen kundër Elches ai u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë këtë edicion.
Muriqi do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Javier Aguirre për ndeshjen kundër Sociedadit, për arsyen se reprezentuesi i Kosovës është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre këtë sezon.
28-vjeçari po kalon në formë jetësore këtë edicion me Mallorcan, ku deri më tani ka arritur të realizojë 10 gola në elitën e futbollit spanjoll dhe bën pjesë në top treshen e golashënuesve në kampionatin spanjoll.
Muiriqi erdhi te Mallorca në janar të vitit të kaluar në formë huazimi, ndërsa ekipi spanjoll në verë e bleu kartonin e tij për tetë milionë euro.