Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Të gjithë në këmbë për familjen Jashari

Gazeta10
06 March 2023 - 19:22

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën seancën solemne në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krerët e institucioneve dhe të partive politike e kanë vlerësuar lartë rolin, kontributin dhe qëndresën e pashembullt të familjes Jashari në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Derisa, deputetëve u është drejtuar edhe Rifat Jashari, i cili ka pasur edhe një porosi për ta.

Në këmbë, e me duartrokitje të deputetëve, është pritur në Kuvendin e Kosovës, Rifat Jashari.

Me një minutë heshtje për të gjithë të rënët, si dhe himnin shtetëror e kombëtar, legjislativi i vendit ka mbajtur seancën për të shënuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para fjalimeve, disa deputete u kujdesën që foltorja të mbante logon e UÇK-së.

E, porosia e Rifat Jasharit për politikanët ka qenë që të gjithë të ulen së bashku kundër armikut shekullor dhe që Kosova përfundimisht të ndahet nga Serbia.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, përbëjnë njërën ndër shtyllat më të forta mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.

Rezistenca dhe qëndresa e familjes Jashari dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, është vlerësuar si e pashembullt, si dhe themeltare për shtetësinë e Kosovës. 

Qëndresën e familjes Jashari e kanë vlerësuar lartë edhe liderët dhe përfaqësues të partive politike.

Në këtë seance solemne kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, e figura e personalitete të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.