
Vetëm për dy muaj të këtij viti Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz u vizitua nga rreth gjysmë milion vizitorë, ka deklaruar kështu Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Komplekset Memoriale.
Zogaj në Prime Time në Kanl10 e ka quajtur të jashtëzkonshëm numrin rekord të vizitorëve, pasi sipas tij për disa vite ky numër ishte vetëm gjysmë milioni, kanshkruan Gazeta10.
“Derisa në vitet e kaluara numri i vizitorëve ishte rreth një milion brenda vitit, tani vetëm këtë vit janë pritur gati gjysmë milioni vizitor. Është dicka e jashtëzakonshme. Është e pamundur mos me pas për cdo ditë vizitorë, edhe nëse s’ka përvjetore”, tha Zogaj në Prime Time. /Gazeta10