
Dy ushtarakët shqiptarë janë në gjendje të mirë shëndetësore pas sulmit të befasishëm që patën nga rusët në uzinën e Gramshit. Pas trajtimit mjekësor, ata janë vizituar nga krerët e ushtrisë.
Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, u kanë shprehur mirënjohje për heroizmin e tyre.