Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti tregon pritshmëritë e takimit në Ohër

Gazeta10
08 March 2023 - 15:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut, raporton EO.

Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm që marrëveshjen ta nënshkruajë kur ishte në Brusel, por që këtë gatishmëri nuk e kishte pala serbe.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkëngjisim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.